Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur adoleshentja 16-vjeçare ka pirë ilaçe.
“Shtetasja B.B., vjeç 16, banuese në Tiranë, deklaron se në banesë, në një moment depresioni, ka konsumuar medikamente”, thuhet në njoftim.
Adoleshetnja është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikur për jetën. (D.D/Shuplaka)