Gjatë intervistës në Fax News, Adriatik Lapaj foli rreth lëvizjes së tij dhe mënyrës se si e rregullon buxhetin e saj.
I pyetur nga Jonida Omeri rreth fjalëve se Lëvizja “Shqipëria bëhet” financohet nga fondacioni i George Soros, Lapaj u përgjigj:
“Zero! Lëvizja jonë nuk financohet as nga fondacioni ‘Soros’ dhe as nga asnjë fondacion tjetër. Në qoftë se ju gjeni qoftë edhe një qindarkë të financuar nga cilido fondacion, unë e deklaroj sot se do jap dorëheqjen nga jeta publike. Këto konspiracione vijnë nga njerëzit që i shërbejnë pushtetit”.
Ai u shpreh se i gjithë buxheti i Lëvizjes, mundësohet nëpërmjet kontributeve online nga qytetarët.