Gazetarja Jonida Omeri e pyeti avokatin Adriatik Lapaj rreth një mundësie të Lëvizjes “Shqipëria bëhet” për të bërë aleancë me parti të tjera.
“Ne do të përballemi në zgjedhje. Nuk ka kthim pas. Shqipëria një ditë do t’i ketë të katërta: do ketë depolitizim të administratës, ligj për referendumet, votën e diasporës dhe lista të hapura. Në këtë rrugëtim, çdo njeri që nuk dyshohet se e ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve, është i mirëpritur të bëjmë një bllok të madh të qytetarëve për ta realizuar. Me çdo njeri që është në anën e vjetër të historisë dhe është i akuzuar për gjendjen e Shqipërisë sot, nuk do të ketë kurrë një aleancë. Të paktën sa të jetë Adriatik Lapaj në këtë rrugë, jo njëherë. Kjo është e sigurtë. Jo!”, u shpreh Lapaj.