Gjyakata e Apelit të Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë ankimimin e ish prokurorit Adriatik Llalla, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurisë . Ka qenë ish-kryeprokurori Llala, ai cili ka ankimuar sot pranë kësaj gjykate vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Kujtojmë se me datë 20 korrik Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë vendosi sekuestrimin e pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Sipas hetimeve të Prokurorisë kishte dyshime se pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara, ndërsa vlera e tregut të pasurive të paluajtshme kap shifrën e 98.772.000 lekëve.
(J.D/Faxweb.al)