Është rrëzuar kërkesa e avokatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, për moszgjatjen e afateve të hetimit për klientin e tij.
Një javë më parë Prokuroria zgjati zyrtarisht për tre muaj afatet për hetimin. Hazizaj kishte ankimuar vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve.
Kujtojmë se ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Ai akuzohet për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.
Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.
Pasuritë që iu sekuestruan Llallës:
Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
(E.K/FAXWEB.AL)