Adrola Dushi po komentohet shumë së fundmi dhe kjo për shkak të një lajmi se modelja është në lidhje me një kandidat për deputet në Kosovë.
Bëhet me dije se ajo është në një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Vetëvendosja, Albin Gashi.
Burime pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se Adrola është shpërngulur tashmë në Prishtinë dhe çifti është parë shpesh së bashku. Pavarësisht lajmeve, modelja nuk ka dhënë asnjë koment.
A thua në këtë rast të vlejë shprehja, heshtja është pohim? Epo mbetet për tu parë në vazhdim nëse lajmet që po qarkullojnë kudo janë të vërteta.