Aeroporti i Vlorës do ti japë një tjetër shtysë zhvillimit të turizmit në jug.Media prestigjoze Bloomberg shkruan se ky investim pritet të jetë gati gjatë kësaj vere dhe së bashku me projektin e dhëndrit të presidentit Donald Trump do të tërheqë më shumë turistë elitarë në vend.
Bloomberg shkruan se operacionet me charter pritet të fillojnë këtë verë ndërsa aeroporti pritet të ofrojë shërbim të plotë tregtar më vonë gjatë vitit.
Aeroporti i Vlores thekson Bloomberg do të lehtësojë aksesin në pjesën jugore të vijës bregdetare të Shqipërisë, e cila kohët e fundit është shndërruar në një magnet për turistët e huaj të cilët janë joshur nga çmimet më të lira duke u kthyer në destinacion premtues krahasuar me Greqinë ose Kroacinë. Sipas Bloomberg nisja e operacioneve në aeroportin e Vlorës është një mundësi e madhe për ta rikthyer Vlorën në një destinacion turistik të nivelit të lartë.Ndërsa jo shume larg ndodhet ishulli i Sazanit, ku Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon të zhvillojë një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh.
Aeroporti parashikohet të ketë një kapacitet fillestar prej 2 milionë pasagjerësh në vit, me qëllim që të arrijë 10 milionë brenda një dekade.i
I vendosur vetëm 10 kilometra larg Vlorës, aeroporti do të lehtësojë presionin mbi kryeqytetin e vendit, Tiranën, e cila vitin e kaluar përballoi 10.7 milionë pasagjerë.
Tranzicioni i Shqipërisë, e cila ishte e izoluar për dekada nën komunizëm, është përshpejtuar gjatë 12 viteve në pushtet të Kryeministrit Edi Rama. Projektet ambicioze të turizmit, autostradave dhe energjisë kanë nxitur ekonominë, duke rritur standardet e jetesës.
Sipas Bloomberg turizmi është një kontribuues kyç në ekonominë e vendit, duke përbërë rreth 20% të produktit të brendshëm bruto ndërsa një në pesë shqiptarë punon gjithashtu në këtë industri, sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit.