Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se Aeroporti “Nënë Tereza” është porta më e madhe hyrëse, e cila shënon një tjetër rekord për këtë muaj ku janë mirëpritur 626.407 pasagjerë.
Balla shton se punonjësit e policisë kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën dhe përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit për turistët.
Sfidë, sipas Ballës, është ky vit në të cilën pritet një numër edhe më i madh turistësh ku detyrë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë i Ballkanit në turizëm.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse🇦🇱👐🏼 shënon një tjetër rekord🌟👏 Gjatë janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti. Punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit nga atdheu i shqiponjave. Prandaj çdo ditë i kërkoj 👮👮♀️ të dëshmojnë me sjelljen e tyre se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut. Gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse.