04:22 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Aeroporti nuk i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve”. Grabitja e 6.5 milion eurove, mediat kineze jehon rastit

23:56 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë nuk u pa nga grabitja e aeroportit në Rinas, fotot që pushtuan rrjetin (MEME)

Pas reagimit të mediave prestigjoze ndërkombëtare për çështjen e grabitjes, të 6.5 milion eurove, në aeroportin e Rinasit, një shkrim dedikuar ngjarjes kanë bërë edhe mediat kineze.

Media kineze South China Morning Post në shkrimin e saj ka vendosur t’i referohet pikërisht përplasjeve midis qeverisë dhe përfaqsuesve të kompanisë koncensionare kineze që menaxhon aeoroportin e Rinasit.

Në shkrimin e saj media kineze ka përshkruar situatën në të cilën ndodhet aeroporti tashmë,  pas grabitjes “së tipit Hollywood-ian” sikurse ajo shprehet, me prezencën e forcave të armatosura për ruajtjen e sigurisë në aeroport dhe replikave qeveri koncensionar për çështjen se kujt i takon përgjegjësia për rastin.

Në mënyrë të përmbledhur referuar rastit, ajo shkruan:

“Shqipëria vendos ushtrinë për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të operuar nga kinezët, pas një vjedhjeje të stilit të Hollywood-it në pistën e aeroportit.

Ushtarë të armatosur kanë mbushur pistën e aeroportit të kryeqytetit shqiptar pasi janë vjedhur disa miliona euro që ishin destinuar për tu dërguar në Vjenë përmes linjës ajrore Austrian Airlines.

Përfaqsues të qeverisë dhe drejtues të kompanisë  Kina Everbright Limited me qendër në Hong Kong, që menaxhon aeroportin, kanë shkëmbyer replika se kush e ka përgjegjësinë për sigurinë.”

 

Ndërkohë kujtojmë se në lidhje me rastin qeveria e Shqiptare ka urdhëruar vendosjen e trupave ushtarake  për të mbrojtjen e  aeroportit ndërkombëtar të vendit duke kritikuar  kompaninë kineze për keqmenaxhimin e objektit, pasi grabitës të armatosur kanë marrë çantat me para që ishin bërë gati për t’u ngarkuar në avionin e linjës Austria Airlines.

Ndërsa ashtu sikurse Ministrja  e Mbrojtjes, Xhaçka është shprehur ,qeveria nuk do të  “lejojë më që siguria e qytetarëve dhe imazhi i vendit të cënohen “, ndërkohë që kjo është vjedhja e dytë gjatë tre vjetëve të fundit.

Po ashtu kujtojmë se reagim për ngjarjen ka bërë dhe  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili e ka akuzuar kompaninë kineze për “papërgjegjshmëri permanente” duke deklaruar se “kompania kineze nuk e kishte lajmëruar policinë për vjedhjen. Ndërkohë për rastin nuk ka munguar as reagimi i përfaqsuesve të  opozitës, të cilët  janë shprehur se qeveria kishte demostruar “inkompetencë të cuditshme”

Kurse përfqasuesi i kompanisë së koncensionarit kinez  deklaroi se “Aeroporti nuk i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve. Kjo është një pjesë e territorit të Shqipërisë dhe është e mbrojtur me ligj nga Policia e Shtetit, ashtu si çdo pëllëmbë e këtij vendi… ”

 

 

Pas

Sigurimsi “Venus”/ Reagon Shoqata e të Përndjekurve Politikë: Dënojmë vendimin e gjykatës, i bëjmë thirrje SHBA për ndihmë

Para

Virale/ “Kinezët “ashpërsojnë” kontrollet pas grabitjes”, plas gallata në rrjet (Video)

Para
Mediat e huaja i bëjnë jehonë grabitjes spektakolare në Rinas, kometojnë edhe deklaratën e Lleshajt

Virale/ "Kinezët "ashpërsojnë" kontrollet pas grabitjes", plas gallata në rrjet (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.