12:03 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Aeroporti të përgjysmojë tarifat”/ Zbulohet raporti për financat e koncesionarit të Rinasit

15:23 | 04/02/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falimenton kompania e fluturimeve, 84 turistë mbeten të bllokuar në Rinas

Eksperti i pavarur që auditoi koncesionin e aeroportit të Rinasit i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të kërkojë menjëherë përgjysmimin e të gjitha tarifave aeroportuale.

Top Channel publikon raportin e BDO për auditimin ekonomik të kontratës koncesionare të aeroportit.

Sipas auditimit, kompania koncesionare Tirana International Airport ka fituar deri më tani 84 milionë euro më shumë nga skenari bazë që është miratuar me kontratën koncesionare në vitin 2004. Kjo i jep automatikisht të drejtë qeverisë që të kërkojë kompesim 100 për qind të këtyre parave.

Në raportin e auditimit, BDO ka analizuar disa skenarë se si mund të merret kompesimi. Por sipas saj mënyra më e mirë është kombinim I dy masave, ulja me 50 për qind e të gjitha tarifave aeroportuale dhe detyrimi i kompanisë koncesionare për të kryer 36 milionë euro investime shtesë deri në vitin 2027 kur përfundon koncesioni. Kjo sipas BDO, do të rikthente ekuilibrin ekonomik të koncesionit, siç parashikohet në marrëveshjen koncesionare.

Por çfarë do të thotë ky sugjerim për qytetarët? Aktualisht çdo pasagjer që niset nga Rinasi paguan 40 euro tarifa aeroportuale. Këto para paguhen në çmimin e biletës, por arkëtohen nga koncesionari i aeroportit. Auditiuesi i pavarur ka sugjeruar që kjo tarifë të ulët menjëherë në 20 euro, çka rrjedhimisht do të reflektohej në uljen e çmimit të biletave për qytetarët dhe do të afronte më shumë kompani “low cost” në Rinas.

Auditimi ekonomik i koncesionit të Rinasit u fillua në verën e vitit 2018, pas një urdhëri të përbashkët nga ministrat respektiv të infrastrukturës dhe financave të asaj kohe, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. BDO e përfundoi auditimin në janarin e vitit të kaluar. Por për një vit kjo çështje është lënë në heshtje dhe qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht të paktën 20 euro për çdo biletë nisje nga Rinasi.

Pas

ADN-ja fundos të rinjtë që plagosën çiftin e bashkëshortëve gjatë grabitjes, zbardhet dëshmia e Fatjon Mërtënikajt: Ishte ide e Cungut, kishim 2 armë me vete (Detajet)

Para

Pas takimit me ambasadoren amerikane, paralajmëron Basha: Do të kemi shumë zhvillime, jam i inkurajuar

Para
“Të përfundojmë reformën zgjedhore”, Basha thirrje mazhorancës: Ta miratojmë me konsensus sa më shpejt

Pas takimit me ambasadoren amerikane, paralajmëron Basha: Do të kemi shumë zhvillime, jam i inkurajuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00! Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin

Starmer vizitë në Durrës, Hoxha: Me Britaninë kemi ndërtuar sukses në luftën kundër migracionit të paligjshëm

Nesër Kolegji vendim për Greqinë/ Nuk nis ende numërimi 54 mijë votave nga Greqia

Kapshticë/Kapen 30 500 euro të padeklaruara në kufi, procedohet 66-vjeçari

“Publikoi video të shit-blerjes së votës, u kërcënua te vendi i punës”/ Paloka: Denoncuesit i thanë “do shohësh ç’do të bëjmë”. Demokratët nuk përkulen

Kryeministri britanik Keir Starmer shkon në kryeministri, takim me Ramën

Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Nga Suel e Talo Çela tek Florenc Çapja e Ervis Martinaj! SPAK mbyll hetimet, i çon për gjykim për grup të strukturuar kriminal

Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

SPAK kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.