Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24. Ai tha se paratë e dëmit 600 milionë euro, që PD pretendon se i është shkaktuar shtetit, kanë shkuar në konto bankare ose në kompani off shore.
“Ato 600 mln të CEZ do hetohen deri në fund. Nuk ka vendim që e mbyll hetimin për CEZ dhe përgjegjësit do dalin para ligjit. Ne do bëjmë gjithçka që me paratë që janë në konto bankare dhe në off shore, t’i vijmë në ndihmë familjeve me ndihmë ekonomike”,tha Basha.
I pyetur nëse e dinte ku kishin përfunduar këto para, Basha u përgjigj: “Unë nuk jam detektiv. Por kam mjaftueshëm informacion për t’ju deklaruar me përgjegjësi se paratë e aferës CEZ kanë përfunduar në kompani para off shore dhe ne do t’ua kthejmë shqiptarëve”,tha ai.
Afera Cez ka qenë ndër çështjet më të përfolura kur socialitët erdhën në pushtet. Qeveria e re zgjidhi mosmarrëveshjet mes kompanisë çeke CEZ, e cila kishte privatizuar sistemin e shpërndarjes së energjisë, OSHE, dhe qeverisë shqiptare, të lindura në kohën kur në pushtet ishte PD.
PD pretendon se me atë marrëveshje vendi ka humbur 600 milionë euro, ndërsa qeveria Rama pretendonte se marrëveshja ishte zgjidhja më e mirë për shkak se shteti shqiptar mund të humbiste arbitrazhin.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post