Deputeti i PD Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Bardhi është thirrur në cilësinë e kallëzuesit në lidhje me këtë çështje të bujshme, të denoncuar nga opozita. Bardhi është thirrur nga prokurorët si person që ka dijeni për këtë çështje ku ai pritet që të jap sqarimet e nevojshme.
Pas dëshmisë, pritet që Bardhi të flasë për median në lidhje me deklaratat e tij.
Ndërkohë ditën e djeshme në SPAK është paraqitur ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila në një komunikim për mediat, tha se ka dorëzuar fakte dhe prova të reja sa i takon inceneratorit të Elbasanit.
Discussion about this post