GJKKO ka pranuar ditën e sotme kërkesën për gjykim të shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon si dhe 16 zyrtarë dhe biznesmen të tjerë të përfshirë në aferën e incerenatorit të Fierit.
Sakaq, është lënë gjykimi me dënim normal për tre të tjerë.
Seanca e rradhës për këtë çështje do të mbahet më datën 12 qershor ora 10:00, ku prokuroria do lexojë konkluzionet përfundimtare.
Po sot, Gjykata e Posaçme rrëzoi ërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani.
Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.
SPAK ka shpallur ndërkohë pretencën për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria është duke zhvilluar disa hetime të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës.