Sali Berisha i pandehur për aferën Partizani, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ish-kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitje, me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi.
Ky i fundit prishi vendimin e Shkallës së Parë së Gjykatës së Posaçme për revokim të masës së sigurisë, duke caktuar ndaj Berishës këtë masë lehtësuese, si dhe duke e detyruar atë të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.
Hera e fundit e paraqitjes së Berishës në Prokurorinë e Posaçme ishte në datën 3 mars.