Ditën e djeshme, gjyqtarja e gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari ka depozituar për të dytën herë kërkesën për t’u tërhequr nga çështja e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Me heret, Berisha i ka kerkuar gjykates te perjashtoje nga çeshtja e tij Xhaferllarin, por kjo kerkese u rrezua me shumice votash si e pabazuar ne prova.
Marsida Xhaferllari do të jetë pjesë e trupit gjykues që do shqyrtojë ankimin e Berishës dhe Malltezit për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nëse është antikushtetuese apo kushtetuese.
Masa e arrestit në shtëpi për Berishën u mor në 30 dhjetor 2023 dhe u konfirmua nga apeli i GJKKO më 25 janar 2024. Ish-kryeministri qëndroi për 11 muaj në arrest shtëpiak, teksa doli sërish në rrugë më 27 nentor 2024.
Ndërsa dhëndrit Jamarbër Malltezi iu vunë prangat më 21 tetor 2023 në aerportin e Rinasit në Tiranë, teksa po priste bashkëshorten e tij që vinte nga Gjermania, Argita Malltezin.
Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi.