Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj ka vendosur ti japë fund bëqarisë. Modelja është prej 4 vitesh në një lidhje me sportistin çek Jakub Kindl dhe mbrëmjen e kaluar ka marrë propozimin për martesë nga ai.
Në një ambient të dekoruar në mënyrë fantastike, sportisti i ka propozuar mbrëmjën e kaluar Afërditës ajo pa asnjë mëdyshje ka thënë po. Me anë të një postimi në Instgram këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj fotot e mrekullueshme nga propozimi duke e shoqëruar dhe më një përshkrim ku shprehet se njeriu i ëndrrave të saj i kërkoi të martoheshin bashkë.
“Natën e kaluar ishte aq magjike, njeriu i ëndrrave të mia, dashuria e jetës sime më kërkoi të martohesha me të !! Mezi po pres që ta kaloj pjesën tjetër të jetës më ty! Gjithmonë mbreti im! 21.12.2017” shkruan ajo.(M.Q/Faxweb)