Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret dhe modelet më të njohura, e cila ka spikatur me zërin e saj të veçantë në tregun muzikës dhe me linjat e saj perfekte. Afërdita tani ndodhet në periudhën më të bukur të jetës së saj.
Ajo mori propozimin e ëndrrave për martesë në Pragë, nga partneri i saj Jakub. Më 29 qershor çifti do të finalizojë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.
Dasma do të realizohet në Miami, dhe me siguri do të jetë një ceremoni moderne. Ndërsa dita më e veçantë e jetës së saj po afron, ajo ka vazhduar të përgatitet që tani.
Si çdo vajzë tjetër dhe këngëtarja duket se e ka me merak zgjedhjen e fustanit të bardhë. Ku përmes një fotoje në Instastory që ka ndarë me ndjekësit e saj, tregon se po zgjedh fustanin e ëndërrave të saj. Mbetet për t’u parë se si do të shfaqet Afërdita në ditën e saj më të veçantë.
(M.C/FAXWEB.AL)