Gjatë ditës së sotme në Kuvend është duke raportuar kreu i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela, lidhur me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë, një nga temat më të rëndësishme padyshim në një seancë.
Por duket se kjo çështje gjen totalisht të painteresuar deputetët, të cilët kanë vendosur në masë që të lënë sallën, në momentin kur Çela ka qenë duke folur. Ky detaj ëhstë vënë re nga analisti Afrim Krasniqi, i cili thotë se kjo është një skenë fyese, ku në Kuvend qendrojnë vetëm 8 deputetë, nga 122 që janë në total.
“Prokurori i Përgjithshëm po mban raport në Kuvend. Po flet për gjendjen e kriminalitetit! Temë e rëndësishme, zyrtari nga më rëndësishmit. Shikoni pamjen absurde: në sallë vetëm 8 nga 122 deputetë. Pamje live e TVSH, skenë fyese! Politikë & institucione & retorikë & Kuvend formal”, shkruan Krasniqi në postimin e tij në rrjetet sociale.
Niveli i parlamentit në vendin tonë prej ditësh shkon keq e më keq, ku shumë prej deputetëve nuk iu dëgjohet fjala asnjëherë në foltore, ndërkohë që shumë të tjerë janë shndërruar në kartonaqë japin vetëm miratimin për ligje të caktuara.
(E.K/Faxweb.al)