08:03 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Afro 80 mijë euro borxh, “Trepça” një javë afat për realizmin e pagesave ndaj minatorëve

17:52 | 04/12/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Afro 80 mijë euro borxh, “Trepça” një javë afat për realizmin e pagesave ndaj minatorëve

Sindikata e pavarur e minatorëve të “Trepçës” ka thënë se menaxhmenti i “Trepçës” i ka rreth 80.000 mijë euro detyrime ndaj Sindikatës së Minatorëve të Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik thotë se menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka rreth 80 mijë euro obligime ndaj tyre.

Sindikalistët fajësojnë menaxhmentin se po pengon aktivitetet e tyre, dhe se shuma rreth 80 mijë euro është që minatorët kanë paguar nga paga e tyre.

“Të nderuar minator janë bërë tani e sa vite që Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së minatorëve të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga përndjekjet, shantazhet, presionet, kërcënimet, suspendimet, largimet nga puna etj. Një formë tjetër pengimit të veprimit sindikal dhe përpjekjes për të zhbërë sindikatën është ndalesa e kuotizimit apo anëtarësisë sindikale. Duke penguar dhe pamundësuar aktivitetin sindikal vazhdimisht.

Si rezultat i mostransferimit të këtyre mjeteve për disa vite obligimi tanimë duhet të jetë rreth 80.000 mijë euro. E tmerrshme. Këto janë mjete të cilat ne i paguajmë nga paga jonë, me djersen e ballit dhe të njëjtat nuk na i transferojnë në llogarinë sindikale, me  tendencën e vetme përndjekjen e sindikalistëve, largimin e tyre nga sindikata dhe njëherësh zhbërjen e saj”.

Tutje, ata thonë “Turpi ju mbuloftë. Ju se keni idenë se çka është as demokratike e as ligjore. Por ta dini se Trepça nuk është pronë e bordit e as e një menaxhmenti total të padijshëm. Trepça Sh.A para së gjithash është e minatorëve dhe qytetarëve, e kështu do të mbetet gjithmonë”.

Sindikata ka kërkuar nga menaxhmenti që brenda një jave të realizojnë vlerën prej 80 mijë euro.

“Ne ju njoftojmë dhe bëjmë thirrje që nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal (që është paguar nga djersa jonë/ nga gjepi ynë/nga kafshata e familjeve tonë), ne do të ndërmarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë. Bashkangjitur me këtë postim keni vetëm një pjesë të obligimeve që ndërmarrja Trepça Sh.A i ka Sindikatës së Pavarura të Minatorëve të Trepçës së Kosovës”.

Minatorët e “Trepçës” patën mbajtur një grevë urie prej 10 ditësh.

Kërkesat e tyre ishin përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Kurse, menaxhmenti i Trepçës kishte thënë se greva e minatorëve duhet të ndërpritet menjëherë “për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”.

Minatorët e kompanisë “Trepça” po kërkojnë nga drejtoria që të marrin pjesën e mbetur të pagave. Po ashtu derisa 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj. Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë./ MONITOR

Pas

Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më

Para

BIRN: Policia do të filtrohet për përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Encrochat

Para
BIRN: Policia do të filtrohet për përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Encrochat

BIRN: Policia do të filtrohet për përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Encrochat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ka nisur normalisht në orën 7 proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Probleme në një qendër votimi në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër godinës, kërkohet të hiqet

Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale

Nis votimi në qarkun e Vlorës, mungesë komisionerësh në disa qendra votimi

Qendra e Votimit në Berat pa drita, nuk nis procesi i votimit

Nis votimi edhe në qarkun e Fierit, të drejtë vote edhe për rreth 404 të dënuar

Zgjedhjet/ Nis votimi edhe në qarkun e Kukësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.