19:00 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Afrofe sa të ketë pandemi”, ERE nxjerr vendimin për energjinë elektrike, ja kush preket

19:26 | 13/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kukës/ Shpërthim me eksploziv tek muri i kanalit të një hidrocentrali

Në kuadër të masave të marra nga qeveria shqiptare për periudhën e pandemisë është përfshirë edhe ajo e energjisë elektrike për konsumatorët dhe bizneset.

Në vendim përcaktohen edhe kategoritë e përfituesve masat deri ku dhe kur si dhe kriteret.

Qytetarët shqiptarë dhe bizneset  do të faturohen “afrofe”.

Bëhet me dije se vendimi  tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuar në fletoren zyrtare dhe do të jetë në fuqi për sa kohë zgjat pandemia e COVID-19. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19  punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren.

Ndërkohë që për të vendosur shumën që do të paguajnë abonentët   do të meret si  periudhë reference vlera e të njëjtit muaj të një viti më parë.

Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kë h në 3 muajt e fundit e më parë, kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike për muajt për të cilët do tëpërdoret referenca, kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike.

Të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset  të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar  për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.

Ndërsa për muajt në vijim do të faturohen në bazë të  ditëve që do të rezultojnë me aktivitet. Ndërkohë për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.

Nuk do të ndryshojë mënyra e faturimit për klientët me matje online. Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës  dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.

Në ato familje apo biznese në të cilat nuk lexohet matësi i energjisë së konsumuar për shkak të pandemisë, do të faturohen me të njëjtën shumë sa i njëjti muaj i vitit paraardhës, por kjo shumë do të kompensohet në muajt në vijim.

Përjashtohen nga ky vendim  abonentët që:
a)  Kanë faturim 0 këh në 3 muajt e fundit

  1. b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret
    referenca
    c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për
    pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike

Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:

Klientët me matje on line
Faturimi i konsumit i ambienteve të
përbashkëta

Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë

Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë
referuese

Kur klienti dokumenton mos-konsumim të
energjisë elektrike.

Etiketa: afrofe per qytetare dhe bizneseere
Pas

Tjetër tërmet në Durrës, zbulohet epiqendra dhe magnituda

Para

Princ Harry i jep fund debatit në famillje, heq mbiemrin Mbretëror

Para
Nuk e heq nga gishti prej kohësh, zgjidhet misteri i unazës së zezë të princit Harry

Princ Harry i jep fund debatit në famillje, heq mbiemrin Mbretëror

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.