Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon progresit të Shqipërisë.
Teksa Ministrja citoi progresin raportin e Këshillit Europian, Basha i është përgjigjur me një tjetër raport që e rendit Shqipërinë mes vendeve si Egjipti dhe Mozambiku. (Lexo ketu)
Pikërisht me këtë renditje ka të bëjë dhe ironia e Bashës. Kreu i PD-së i kërkoi kamerave të afron pasi nuk po shihte Kosovën apo Maqedoninë e Veriut në renditje por vetëm vendet e botës së tretë.
“Afroje pak kameran se nuk po shoh as Kosovën, as Maqedoninë dhe as Malin e Zi. Afroje pak ta shohim më mirë. Këtu shoh Benin, Egjipt, Zambia dhe Mozambik. Kështu që nëse ju e konsideroni këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva ne Egjipt!”, tha Basha.
REPLIKAT E PLOTA
Elisa Spiropali: Shqipëria nuk është në garë as me Zambian, as me Gambian as me Gjermaninë si në kohën tuaj të ndritur, por patjetër është në garë me rajonin. Ajo që ju treguar me foto, është raport i një instituti. Ju shikoni këtë gjëmë dhe nuk shikoni traun para syve tuaj, që është raporti i KE që e thotë Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Edhe atdheu juaj i dytë, Holanda, ka votuar pro Shqipërisë. Nga 2013-ta deri më sot Shqipëria ka vijuar të përmbushë të gjitha kushtet, duke filluar nga Reforma në Drejtësi, që ju e latë në kthetrat e politikës. Ju dhe të tjerë i keni shpëtuar kësaj drejtësie pa precedurë për rrugë dhe për ura. Në raportin e KE nuk flitet për masakër zgjedhore. Shqipëria vlerësohet për reformën elektorale dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Flitet për progres të qenësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe kultivimit të drogës. Është e paimagjinueshme që lideri i opozitës, sado në hall të jetë në partinë e tij, të dalë në Kuvend dhe tu drejtohet partnerëve duke u thënë që Shqipëria nuk është gati të integrohet në BE. Të tjera halle, pyetje duhet tia shtroni vetes dhe të përgjigjeni po vetë.
Lulzim Basha: Në qoftë se korrupsioni që gërryen xhepat e shqiptarëve dhe shkatërron jetët e tyre, që i bën ti largojnë fëmijët në emigracion nuk qenka halli i shqiptarëve, por halli i parafolëses qenkan proceset në Partinë Demokratike atëhere nuk ka njeri në botë që se kupton se cfarë rrote i ka zënë prej bishti këta. A ka hall më të madh se rritja e çmimeve? A ka hall më të madh se rënia e fuqisë blerëse? A ka hall më të madh sesa prindërit, pensionistët, gjyshet, gjyshërit tanë pasi paguajnë faturën e energjisë, ilaçet, ujin su ngelet më shumë se për bukën e pak djathë? Kush ka 8 vite në pushtet dhe s’ka arritur dot ti rrisë pensionet as sa inflacioni? Kush ka 8 vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat, faturat e energjisë dhe ka ulur apo ka hequr aksizat për jahtet e oligarkëve? Kush mburret tavolinave se vetëm drejtoreshë doganash nxorri 5 milion euro. Dhe mesa duket është vrima fundit e kavallit se të tjerët i kanë me dy e me tre shifra nga mbrapa, të paktën sipas raportimeve të OSBE-së. Për njërin thotë ka 200 milion euro, OSBE-ja. Tani që të rrimë drejtë e të flasim drejtë, raporti i BE për zgjedhjet ju ka thënë atë që ju ka thënë ODHIR, që keqpërdorët shtetin dhe e shkritë në një me partinë, që bletë vota, vodhët të dhëna personale të shtetasve dhe krijuat një ushtri të sigurimit të shtetit patronazhstëve të cilët sado që mundoheni ti mbroni do ti gjejë belaja me ligj, në rrugë dhe kudo ku ndodhen. Sa për rajonin nuk jemi ne që e futëm Shqipërinë në këtë rajon jeni ju. Ja rajoni ku e ka futur Shqipërinë shefi yt. Nuk shoh as Maqedoninë e Veriut, as Greqi, as Mal të zi as Kosovë por shoh Benin, Egjipt, Zambia, Mozambik. Banka Botërore dhe Berzhi, Za,ia dhe Marok. Kështu që meqë ju e konsideroni këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva në Egjipt.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post