Personat me aftësi ndryshe nuk mundet dhe nuk duhet të jenë të privuar nga të marrit pjesë në jetën aktive të shoqërisë, nga e drejta për t’u arsimuar, për t’u punësuar e kështu me radhë. Aftësia e tyre ndryshe nuk është dhe nuk duhet të jetë një pengesë që ata të mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.
Këtë e ka dëshmuar më së miri i riu Ersi Pirra, një 22-vjeçar i cili po jep tashmë kontributin e tij në një nga kompanitë e Grupit Balfin.
Ersi, aplikoi nëpërmjet kanaleve zyrtare që Grupi ka në dispozicion të gjithkujt që është i interesuar për të punuar në një nga kompanitë e tij, dhe në fund të këtij procesi rezultoi që Ersi përmbushte cilësitë e pozicionit për të cilin kishte aplikuar dhe me këtë rast u mundësua punësimi i tij pranë kompanisë Jumbo Albania.
Kjo kompani është e mirënjohur për shitjen e lodrave për fëmijë, artikujve shkollorë, ato të kopshtarisë, etj.
Ersi ka ndjekur me vëmendje gjatë viteve veprimtaritë e grupit Balfin dhe kujdesin e treguar ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. Ai kërkonte patjetër të rifillonte një punë të re, pasi një projekt i mëparshëm, ku kishte qenë i angazhuar kishte përfunduar me kohë. Pas kontaktit të parë Ersi zhvilloi një intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin në Tiranë dhe pas 3 muajsh ai u punësua nga kompania Jumbo në TEG, në pozicionin sistemues.
Nëse në vende të tjera situata të këtij lloji mund të bien në vesh të shurdhët, e kundërta ndodh në Grupin Balfin, aq më tepër po të kihet parasysh vëmendja speciale që i kushtohet njerëzve me aftësi ndryshe.
Duhet thënë se të gjithë ata që e ndoqën këtë rast, u ndjenë mjaft të përfshirë nga pozitiviteti dhe vullneti i fortë i Ersit, saqë nuk arrinin të fshihnin lumturinë për punësimin e tij.
Në Jumbo kanë qenë vërtet të impresionuar nga Ersi, ata thonë se ai është një punonjës shembullor në hapat e parë të punës së tij të re, tepër korrekt me oraret, aq sa është kthyer në një shembull për të gjithë, pasi është gjithnjë punonjësi i parë që paraqitet në dyqan, gjithnjë para orarit zyrtar të fillimit të ditës së punës.
Ersi tashmë po mbyll muajin e tij të tretë si punonjës pranë Jumbo-s në Tiranë dhe ne vajtëm për t’i marrë përshtypjet e para të përvojës së tij.
Intervista
- Sa kohe keni që punoni për Jumbo dhe cila është konkretisht detyra juaj?
- Në Jumbo kam rreth dy muaj e gjysëm tashmë. Kam filluar punë në datën 1 Qershor. Një nga detyrat e mia kryesore është të mbaj sa më në rregull ambientin a magazinës si dhe të ndihmoj djemtë e tjerë që punojnë në këtë departament.
- Si u ndjetë në ditët e para të punës?
- Fillimisht realizova një intervistë me Balfin dhe më pas Grupi më adresoi te Jumbo në TEG. Tek Jumbo, kolegët e burimeve njerëzore ma bënë gjithçka më të lehtë, dhe u kujdesën që gjithçka të shkonte ashtu siç duhej.
- Cilat jane pershtypjet tuaja per keto muaj të parë të ekperiencës ne kompani?
- Përshtypjet janë mjaft të mira, ndjehem mjaft mire këtu, sidomos me kolegët e magazinës.
- A ka qenë i vështirë integrimi në këtë punë të re?
- Si gjithçka e re, ka veshtiresitë e veta por më kanë pritur mjaft mirë dhe janë mjaft të afrueshëm kolegët.
- Si fillon një ditë normale pune për Ersin dhe si ecën në vijim ajo?
- Ditë fillon me mbledhjen e mëngjesit për ndarjen e detyrave. Ashtu si edhe të tjerët, edhe mua më ngarkohen punët e ditës. Më pas për çdo gjë, komunikojmë dhe marrim direktivat nga supervizori ose asistenti i magazines.
- Çfarë do të veçoje nga bashkëpunimi me kolegët?
- Komunikimin e mirë që ka në departamentin e magazines dhe jo vetëm, por edhe me kolegët e tjerë të marketit, të cilët janë shumë të sjelleshëm dhe të komunikueshëm.
- Çfarë do të thotë të punosh në një kompani ndërkombetare si Jumbo?
- Për mua thjesht të punoj në Jumbo është shumë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompani ndërkombetare, ndaj ndihem shumë i kënaqur.
- Cili është një nga elementët e punës që të pëlqen më shumë?
- Realizimi i të gjitha detyrave që na ngarkohen nga supervizori në kohën e duhur, ndjehem mirë ashtu.
Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.