07:43 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

08:32 | 16/02/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

Treguesi i aftësive dixhitale shërben si një mjet thelbësor për monitorimin e objektivit të Dekadës Dixhitale të BE-së, duke synuar për të siguruar që të paktën 80% e të rriturve në vendet e BE-së të kenë të paktën aftësi bazë digjitale deri në vitin 2030.

Por Shqipëria duket se po përballet me vështirësi serioze në arritjen e këtij objektivi, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe aftësive dixhitale në shkolla.

Të dhënat e fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO ) tregojnë se në Shqipëri, në vitin 2021 rreth 24% e të rriturve kanë të paktën aftësi bazë digjitale.

Për më tepër, në vitin 2020, disponueshmëria e kompjuterëve në shkolla për nxënësit 15-vjeçarë ishte rreth 0.2 për nxënës, duke e bërë vendin tonë me një nga normat më të ulëta në Europë, vëren UNESCO.

Teksa shkollave të vendit u mungon infrastruktura digjitale, kurrikula e re bazuar në kompetenca ka në themel të saj kompjuterin dhe internetin. Pothuajse të gjitha lëndët bazohen në kërkime dhe projekte që kanë si mjet kryesor kompjuterin.

Por në shkollat shqiptare, përveç kompjuterëve, nuk kanë as burime njerëzore të afta të japin lëndën e teknologjisë dhe informacionit. Në të shumtën e rasteve, TIK jepet nga mësuesit e lëndëve të tjera që shpeshkanë më pak njohuri se nxënësit.

Teksa revolucioni dixhital po përparon më shpejtësi në të gjitha fushat, sektori i arsimit së paku në Shqipëri është shumë pas këtyre zhvillimeve. Projektet për digjitalizimin e shkollave dhe pajisjen e nxënësve me tabletë kanë dështuar.

Kjo shkaktoi rënien më të madhe të aftësive të 15-vjeçarëve shqiptare në rang global në testin Pisa 2022.

Shkalla e penetrimit të internetit në Shqipëri në vitin 2021 ishte 91%, sipas Eurostat. Megjithatë, Shqipëria përballet me deficite të konsiderueshme të mbulimit të internetit me brez të gjerë në zonat rurale në krahasim me ato urbane.

Në vitin 2021, Shqipëria dëshmoi një rritje të përgjithshme të aftësive teknologjike dhe kompjuterike, sidomos me aftësitë që lidhen me ‘instalimin e softuerit/aplikacionit’ dhe ‘transferimin e materialeve

Sipas Strategjisë së Agjendës Digjitale 2022-2025 të Shqipërisë njohuritë e TIK-ut dhe kodimit janë integruar në programin mësimor duke filluar nga viti shkollor 2022.

Programi i ri i TIK-ut për nxënësit e klasës së parë ishte hartuar dhe miratuar nga Ministria e Arsimit dhe janë zhvilluar dy manuale për të mbështetur mësuesit dhe nxënësit e këtij niveli./ MONITOR

Pas

“Sundimi i ligjit”/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, goditi me grushte rojen e spitalit Sarandë! I sekuestrohen 2 armë zjarri

Para

Shtëpia e Bardhë: Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore

Para
Shtëpia e Bardhë: Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore

Shtëpia e Bardhë: Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.