“Agallarë që përtojnë t’u hedhin sytë skllevërve”, Rama u kërkon dorëheqjen drejtorëve të spitaleve
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka folur për sistemin shëndetësorë. Ai gjithashtu ka parashtruar 5 pika se si do të reformojë shëndetësinë në shërbim të rritjes së cilësisë dhe ka sulmuar ashpër drejtorët aktual të spitaleve të cilëve u ka kërkuar të japin dorëheqjen.
“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë
Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, tha Rama.
Çfarë janë këta të paprekshmit që i lejojnë vetës që të rrinë më shumë nëpër kafen sesa tek detyra. Kush ua ka dhëne këtyre këtë paprekshmëri, dmth ju. Sillen me detyrën sikur janë në tokë private. Por sikur janë agallarë që përtojnë tu hedhin sy skllevërve. Shfrytëzimi i shtratit në spitalet bashkiake në ato rajonale është i ulët dhe ka nevojë për transpirimin. Për tiu përgjigjur nevojave të njerëzve, dhe e gjithë mënyra se si sherbehet shpërndarja per përkujdesët spitalorë është problematike.
E gjitha kjo është se shqiptarët përdorin një pjesë të vogël të atyre shërbimeve për të cilat dhe ata paguajnë. Kjo sjell që dhe kërkesa për spital në nivel rajonal.
Largimi juaj menjëherë nesër nga detyra nuk është zgjidhje e këtij problemi është vetëm fillimi i zgjidhjes”, tha Rama. (B.H/Shuplaka)