01:38 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Agalliu: Pr/buxheti pa prioritete, mungesë mbështetjeje për bujqësinë dhe shtresat në nevojë

12:12 | 05/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agalliu: Pr/buxheti pa prioritete, mungesë mbështetjeje për bujqësinë dhe shtresat në nevojë

Deputeti opozitar, Arbi Agalliu deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2025 nuk ka prioritete të qarta se kush sektor është në qendër të vëmendjes së qeverisë për t’u zhvilluar.

Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Agalliu tha se mungesa e këtij vizioni vë në vështirësi edhe strukturat e Ministrisë së Financave për të hartuar buxhetin.

“Shikoj shumë pak mbështetje nga buxheti për sektorin e bujqësisë, duke llogaritur këtu edhe problemet që ka pasur ky sektor me fondet e Bashkimit Europian”, tha Agalliu.

Sipas tij, vetëm 0.6 % e PBB-së shkon në mbështetje të këtij sektori, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve janë të vetëpunësuar në bujqësi.

“Nëse ecim me logjikën e qeverisë se turizmi është prioritet, atëherë bujqësia shkon paralelisht me të. Nëse pretendojmë të rrisim numrin e turistëve, ta bëjmë Shqipërinë vend atraksion, bujqësia duhet të jetë sektor që ecën paralelisht me zhvillimin e turizmit”, u shpreh Agalliu.

Njëkohësisht Agalliu kërkoi edhe rritjen e fondeve në dispozicion të  ish-të përndjekurve.

“Jemi në nivelin 0.05 % e PBB-së. Është një plagë e kësaj qeverie që do të duhej të ishte mbyllur prej kohësh nga qeveria e PD-së“, u shpreh deputeti Agalliu.

Deputeti opozitar po ashtu foli për pamjaftueshmëri fondesh sa i takon kompensimit të ish-pronarëve, ndihmën ekonomike apo edhe pagesën për aftësinë e kufizuar.

Ai kërkoi edhe një reformim të administratës publike, pasi sipas tij, ka mbingarkesë në aparaturën shtetërore duke mos qenë produktive.

Pas

Gara presidenciale në SHBA, yjet e Hollywoodit që mbështesin Donald Trump dhe Kamala Harris

Para

Koçiu: Rreth 13 mijë mamografi falas për depistimin e kancerit të gjirit gjatë tetorit rozë

Para
Koçiu: Rreth 13 mijë mamografi falas për depistimin e kancerit të gjirit gjatë tetorit rozë

Koçiu: Rreth 13 mijë mamografi falas për depistimin e kancerit të gjirit gjatë tetorit rozë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.