Poeti i njohur Agim Doçi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ku ka komentuar protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
I pyetur se përse këta të rinj nuk pranojnë aspak politikë, ai u shpreh se janë të zhgënjyer nga e gjithë klasa politike.
“Dy janë arsyet. E para se nuk janë qasur nga politikuajt. Dhe së dyti PD-ja e djeshme dhe kjo e sotme nuk u dhanë mundësi që të kishin plotësim kushtesh. Thënë ndryshe 100 vjaza në konvikt me 4 tualete”, tha Agim Doçi.
Më tej ai tha se nuk ndihet i emocionuar nga kjo protestë, ndërsa shtoi se “Protestë bënë banorët e Kukësit”.
“Është shumë të qëndrosh 6 orë e 30 minuta në rrugë, por mua nuk më emocionon. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen, por s’më intereson. Protestë bënë banorët e Qarkut të Kukësit dhe menjëherë u plotësuan kërkesat”, – tha ai.
VIDEO:
(B.B/ Faxweb.al)
Agim Doci, eshte ky poeti qe i nderroi emrin e Qemali Stafes ne tekstin e kenges, komunistet, kenduar nga Grabovari, dhe i vuri emrin e Enver Hoxhes, duke u thene se, cfar Qemali, kemi heroin e madhe te Shqiperise Enver Hoxhen…..hiqeni Qemalin dhe vii Enverin”…..dhe na flet per demokracine….ka edhe shume aktivitete te tjera, ky llapaqen, spiun i sigurimit, eshte edhe kontrabandiste ky palaco…..