01:38 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Agim Nesho për qëndrimin e Holandës: Vota ishte unanime, shqetësuese mënyra si e pritën politikanët tanë

21:09 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agim Nesho për qëndrimin e Holandës: Vota ishte unanime, shqetësuese mënyra si e pritën politikanët tanë

I ftuar në studion e lajmeve të Televizionit Fax News, diplomati i njohur Agim Nesho deklaroi se vota në Parlementin Holandez pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, ka qenë një votë unanime dhe jo dhe e pandikuar nga presionet.

Sipas Neshos, pro këtij propozimi kanë votuar 4 parti politike diçka që sipas tij nuk tregon debatet e brendshme në politikën Holandeze por qëndrimin që ky vend ka ndaj kriminalitetit.

“Ajo që duhet të na shqetësojë nga vendimi i Parlamentit Holandez është qëndrimi që kanë mbajtur për këtë çështje partitë politike në vend, ku njëra palë i ka quajtur vendime raciste ndërkohë që pala tjetër ka deklaruar se është një vendim alarmant për vendin dhe duhet të përgatitemi se prek diçka të rëndësishme për shqiptarët. Pra nuk kemi parë që të bien në një linjë dhe të flasin se si mund të zgjidhet situata.

Vota në Parlementin Holandez pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, ka qenë një votë unanime dhe jo nëpërmjet presioneve por për qëndrimin që ka ky vend lidhur me kriminalitetin. Pro këtij propozimi kanë votuar 4 parti politike, dy prej të cilave janë parti që nuk kanë prirje radikale. Qeveria shqiptare nuk i ka bërë ato detyra që duhen në bashkëpunim me BE-në për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit etj. Qeveria shqiptare i shikon gjërat jo në lidhje të drejtëpërdrejta me interesat e qytetarëve.

Po të shikojmë Rama nuk ka pranuar asnjëherë më parë sinjalet që kanë dhënë disa vende Europiane ndaj vendit tonë, kujtojmë Francën para dy vitesh. Kështu që mund të penalizohen interesat e qytetarëve për shkak se nuk bëhen detyrat e kërkuara. Sinjalet janë dhënë më parë edhe nga Franca edhe nga Holanda, ndërsa qeveria duhej të kishte reaguar më parë”, deklaroi Nesho.

“Emërimi i Cakajt është një përgjegjësi historike që Rama do ta mbajë, unë nuk zgjedh të diskutoj rreth punës që ai bën”, tha ish-diplomati duke shtuar se ai beson se Ministri i Jashtëm është Rama.

“Ministria e Jashtme nuk mund të merret as me target e makinës, as me passaportat, këtë mund ta bëjë Sekratari i Përgjithshëm dhe në mënyrë jo publike sepse duket shumë qesharake”, tha Nesho duke komentuar dy vendimet e marra së fundmi nga Gent Cakaj lidhur me pezullimin e targave diplomatike për disa persona publik dhe për dorëzimin e pasaportave diplomatike po ashtu.

Lidhur me debatin që është përhapur për influencën ruse në Ballkan dhe Shqipëri, Nesho tha: “Influenca ruse është rritur ndjeshëm në Ballkan, BE është në dijeni dhe po merret me këtë gjë. Por ne nuk mund ti bëjmë presion Europës për të thënë se rreziku rus është real ndaj mos bëni gabime etj. Shqipëria është një lojtar i vogël në betejën e madhe të gjeopolitikës dhe nuk mund të marrë një peshë kaq të madhe përsipër. Nuk mund të parashtrojë të tilla kërkesa pa bërë ende detyrat që i janë vendosur”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim neshoINFLUENCA RUSEvendimi i parlamentit holandez
Pas

Zgjedhjet e qershorit, Hajdari: “Ne” nuk jemi dakord me bojkotin, kjo është një vetëvrasje politike

Para

Rivendosja e vizave me Holandën, Moisiu: Po gjykojnë mbrapsht

Para
Rivendosja e vizave me Holandën, Moisiu: Po gjykojnë mbrapsht

Rivendosja e vizave me Holandën, Moisiu: Po gjykojnë mbrapsht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.