Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Maltë, sipas informacioneve ka injoruar liderin e VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Basha nuk ka dashur të ulet me Gruevskin për të biseduar, edhe pse ka pasur një kërkesë të tillë për takim. Përveç kësaj kreu i demokratëve i është shmangur edhe çdo fotografie të përbashkët”,- raporton Agjensia e Lajmeve maqedonase INA.
Në një moment të konferencës, siç bëhet e ditur, Gruevski ka shkuar dhe i është ulur afër Bashës, por në foton e mëposhtme shihet dhe reagimi i kreut demokrat të Shqipërisë.
Lideri i opozitës Lulzim Basha ne Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Maltë, ka nënvizuar nevojën që Shqipëria ka për krijimin e një qeverie teknike, e cila të përgatisë zgjedhjet parlamentare. Basha ka sqaruar se ky është edhe motivi i protestës, e cila po zgjat prej 40 ditësh. (M.D/ Shuplaka)