Protesta e opoztës pritet të fillojë sot në orën 12:00 por nga rrethet janë duke ardhur protestuesit të organizuar me atuobuza. Pritet që t’i bashkohen protestës në Bulveardin “Dëshmorët e Kombit”.
Por polica po merr masa dhe ka hartuar një plan që gjatë protestës nuk duhet të ketë incidente. Policia me planin e saj gjatë mbarëvajtjes së protestës do iu kushtojë një rëndësi të veçantë edhe ruajtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Një detaj që nuk duhet humbur është se pjesë e kordonit të parë përballë kryeministrisë do të jenë edhe efektivet femra. Po kështu edhe breda protestës policia do të inflitrojë agjentë për të marrë informacion.
Sipas infomacionve të deritanishme pritet që protestuesit të mblidhen në orën 11:30 fillimisht te Sheshi përballë ministrisë së Brendshme dhe më pas të marshojnë drej bulvardit. (J.V/Shuplaka)