Cristiano Ronaldo mund të jetë vetëm fillimi për Juventusin. Për të përmbushur ëndrrën e tifozëve të Juventusit, në fakt, është presidenti Andrea Agnelli, i cili në një intervistë të dhënë për “Financial Times” zbulon planet e ardhshme të klubit në tregun e transferimeve (merkato).
“Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë Cristiano Ronaldon tjetër, por në moshën 25-vjeçare”, – thekson Agnelli, i cili për këtë arsye nuk përjashton goditje të tjera të bujshme në të ardhmen, si ajo e CR7. Qëllimi i Juventusit, nga ana tjetër, është i qartë për muaj të tërë:
“Ne do të programojmë një nga një hapat që do të na çojnë në klubin numër një në botë”.Dhe në këtë kuptim, blerja e Cristiano Ronaldos do të ndihmojë shumë, jo vetëm në fushë. Në bazë të numrit të madh të biletave të shitura dhe të ardhurave të marketingut, në muajt e ardhshëm Juventusi duhet të ridiskutojë kontratat e sponsorizimit me “Adidas” dhe “Jeep”.
Të gjitha në sajë të Cristiano Ronaldos dhe një blerjeje që, siç shpjegon Agnelli, “është vlerësuar me kujdes dhe ka kuptim brenda e jashtë fushës”. Së fundi, presidenti i Juventusit pranon: “Ishte hera e parë që aspektet teknike dhe tregtare të Juventusit u takuan për të vlerësuar kostot dhe përfitimet”.