Ka agravuar situata para Bashkisë së Tiranës. Banorët e “Unazës së Re” kanë tentuar me dhunë që të hyjnë në ambientet e bashkisë.
Ata janë konfrontuar me policinë para bashkisë dhe kanë kërkuar që të hapet dera për të hyrë brenda. Megjithatë pas pak çastesh ata janë tërhequr.
“Shtëpitë tona janë me gjak, nuk lejojmë shembjen”, thërrasin banorët. Ata kërkojnë që të takojnë kryebashkiakun e Bashkisë Tiranë, por deri tani, ai dhe asnjë përfaqësues i Tiranës nuk i ka takuar këta banorë.
Rreth 360 familje preken nga projekti i “Unazës së Re” dhe priten t’u prishen shtëpitë.
(B.H/Faxweb)