Ndërkohë që vijon të mbetet e tensionuar situate në Dibër, konkretisht pranë KZAZ-së nr 19-të, Policia e Shteti ka dalë me një deklaratë zyrtare ku bën thirrje ndaj protestuesve të mos hedhin sende ndaj efektivëve me sende të forta, kapsolla dhe bomba Molotov.
Sipas Policisë protestuesit po tentojnë të futen brenda ambienteve të KZAZ-së dhe shton se kjo rrezikon edhe jetën e forcave blu.
“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Ndërkohë protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në orët e mesnatës nga KZAZ-ja duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore dhe anullimin e votimeve të dielën e 30 Qershorit.
Deklarata e plotë:
Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.
Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/396665384284471/
(F.GJ/FAXWEB.AL)