Kandidati i LSI-së Dritan Ylli, ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen nga gara e zgjedhjeve të kolegut të tij Agron Çelës, po asshtu kandidat në Shkodër.
Kujtojmë se hakerat deklaruan përmes një adrese Facebook-u në emër të Çelës, sikur ai kishte hequr dorë nga gara një ditë përpara zgjedhjeve.
Sipas Yllit, kjo gjë është bërë nga persona të rilindjes, pasi janë ata që po ndjejnë humbjen e rëndë në këtë qark. Mirëpo pavarësisht këtyre sulmeve, Ylli shprehet me besim se LSI do të dalë Forcë e Parë.
“Tashme qe ndjejne humbjen e rende ne qarkun e Shkodres, rilindasit e te dy kraheve, po shperndajne “fake neës” !
I rreme eshte statusi ne nje adrese fb per doreheqjen e Agron Çeles nga kandidimi !
Kapiteni i skuadres fituese te LSI ne qarkun Shkoder, eshte ne gare dhe bashke me te e gjithe skuadra e LSI ne Shkoder, Malesi te Madhe, Puke, Fushe Arres dhe Vau i Dejes !
LSI do dale neser, force e pare ne qarkun Shkoder dhe rilindasit do japin pergjigje per “fake neës-et” dhe te gjithe spekullimet qe po shperndajne…”, reagon Ylli. (D.D/Shuplaka)