Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i cili këto zgjehdje kandidon nën siglën e PD-së, u ka kërkuar qytetarëve që edhe nëse nuk duan të votojnë Lulzim Bashën, së paku të votojnë kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas Dukës, me Ramën në krye vendi nuk do ecë përpara ndërsa bujqësia do të ngelet në vend. “Votoni kundër Ramës edhe nëse nuk doni të votoni Bashën.
Me qeverinë Rama bujqësia do të mbetet në vend.”, shkruan Duka.
STATUSI I PLOTË
Mesazhi im sot për qytetarët shqiptar përgjatë shpalosjes së programit ekonomik të PD
“Votoni kundër Ramës edhe nëse nuk doni të votoni Bashën.
Me qeverinë Rama bujqësia do të mbetet në vend. Me këto investime që zhvillohen këtu katrahurë, shkatërrohen Monumente kulture, ndërtohet beton që të riciklohet pushteti i vet i ndyrë.
Me ato që bënë në plazh 10 vjet rrugë, kishin bërë të gjithë kanalet kulluese të zonës, kishin subvencionuar dhe naftën, i kishin bërë të gjitha, gjithë zona rurale do të ishte zona më e pasur jo vetëm në Shqipëri por ndoshta dhe në rajon. 15-16 milion euro, sikur të kishin dhënë 10% të tyre ne sot e kishim bujqësinë rajonale shumë të zhvilluar.
Unë gjykoj jo si demokrat sepse nuk jam shumë i ngarkuar me doktrinën e djathtë, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Jam natyrisht në listën e PD dhe jam i detyruar të bëj çdo lloj propagande për PD dhe i qëndroj stoik marrëveshjes që kemi bërë me PD, por edhe si një socialist, edhe si një njeri pa parti të votojnë kundër Ramës edhe nëse nuk duan me votu Bashën, sepse kështu nuk ecet përpara. Bujqësia do të ngelë në vend” (D.D/Shuplaka)