13:14 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E kam pyetur para pak muajsh”, Agron Duka zbulon a rikthehet Fatos Nano në politikë: Do kontribuoja shumë që ta bënte

21:57 | 17/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E kam pyetur para pak muajsh”, Agron Duka zbulon a rikthehet Fatos Nano në politikë: Do kontribuoja shumë që ta bënte

Agron Duka ka deklaruar në emisionin Aktualitet në Fax News se marrëdhëniet e tij me Edi Ramën si politikan i ka të paafrueshme ndërsa si njeri nuk ka asnjë përplasje, ndërsa duke folur për raportet me opozitën dhe garimin si i vetëm, dha një arsyetim të gjerë se pse kjo është më e dobishme për gjithë koalicionin.

“Ka një ide se partitë e vogla qëndrojnë në kurrizin e partive të mëdha, në rastin konkret të PD-së, nuk është e vërtetë. Formula bën sistemin. Ti mund të shkosh në disa rrethe deri në 6-000 mijë vota, dhe këto i merr PD. S’ka asgjë të keqe që nëse PD për ti dhënë kohë kryetarëve të partive që ti fusë në listat e veta. Natyra ime është paksa është e veçantë. Mendoj se i jap më shumë opozitës nëse kandidoj në krye të PAA.

Ndërkohë sipas meje të gjitha ato sondazhe, në Durrës tentoj të marr 2 deputetë, nëse nuk i marr të gjitha ato që teprojnë i kalojnë PD-së. Kam një profil të veçantë, jo si Fatmir Meidiu që ka qenë me PD gjatë gjithë kohës konseguent, ndërsa unë duke qëndruar aty mund të largoj shumë vota. Nuk mendoj se duhet të shpenzojmë kohë se çfarë bëmë në 2013. Marrëdhëniet e mia si mjeri me Ramën janë normale, logjikisht nuk më pëlqen, jam kundërshtar i tij politik, nuk ofrohet me bindjet tona si PAA. Nuk kam simpati për zotin Rama”, tha Duka.

Ai ka zbuluar gjatë bisedës me gazetarin Bejdo Malo edhe raportet me Fatos Nanon për të cilin tha se i vjen keq që iku kaq shpejt nga politika, por ka befasuar me deklaratën se për rikthimin e tij do të kontribuonte.

Duka ka zbuluar se gjatë një drekë që ka pasur me Nanon e ka pyetur për rikthimin e tij  në politikë, dhe pavarësisht se nuk ka marrë një përgjigje të prerë, i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plan.

“Nano fatkeqësisht u largua shumë shpejt nga politika, në moshën  53-vjeçare. I mungon Fatos Nano, kam një impresion dhe përshtypje shumë shumë pozitive, jo vetëm si njeri por si politikan, ekonomist. Unë i jap Nanos meritën e reformimit të PS-së nga parti komuniste, ta transformojë dhe fus në tregun politik shqiptar që ka qenë periudha më e vështirë. Sot duket e thjeshtë, por ishte e vështirë të thoje në atë kohë se jam anëtar i PS-së.

Ai nuk ka luftuar kurrë ‘armiqtë’ e tij politik, por të bashkëpunojë, nuk mendoj se ka pasur një njeri më bashkëpunëtor se ai. Nuk besoj se mund të kthehet, nuk flas me opinione, flas me fakte, unë kam kontakte me Nanon, dhe para disa muajsh kam drekuar me të dhe e kam pyetur direkt, kam parë një mungesë dëshire për tu rikthyer. Megjithatë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ është tamam në moshë dhe unë do dëshiroja të rikthehej dhe unë do të isha i lumtur,  do kontribuoja që ai të rikthehet sërish, por është në dorën e tij”, tha Duka në Fax News.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron dukaFatos Nano
Pas

Infektohet me koronavirus menaxheri i grupit Babastars, si është gjendja e tij shëndetësore

Para

Kèrcënimi i Spanjës për karantinën, “plás lùfta” për masat e rrèpta ndaj turistëve britanikë

Para
Kèrcënimi i Spanjës për karantinën, “plás lùfta” për masat e rrèpta ndaj turistëve britanikë

Kèrcënimi i Spanjës për karantinën, “plás lùfta” për masat e rrèpta ndaj turistëve britanikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.