02:54 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Agron Duka hap ‘letrat’: Takimi me Metën fillesë për zgjidhjen e krizës, presim edhe aleatët e Ramës

22:36 | 28/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Natë me Xhaxhiun”/ A do të kandidojë Agron Duka për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja

Ashtu sic edhe është paralajmëruar, ditën e martë, Presidenti I Republikës, Ilir Meta do të presë në një takim pesë partitë e grupimit të djathtë të qendrës me kërkesën e këtyre të fundit.

Kreu i njërës prej këtyre partive, Agron Duka i PAA-së, deklaroi në RTV Ora se qëllimi i takimit është konsultimi me Presidentin për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën politike.

“Duke jetuar në një krizë të thellë politike por jo vetëm ne mendojmë se Presidenti ka rolin e tij, rolin e unitetit të popullit. Pesë parti të grupit të djathtë të qendrës kemi menduar të bëjmë një takim me Presidentin, të konsultohemi dhe të shohim ndonjë mundësi që të kemi një rrugëzgjidhje për krizën. Mendojmë se është një prag për tu kaluar. Këtë iniciativë mund ta merrnin dhe parti të tjera, nuk ka ndonjë dëm, mund të jenë dhe parti të majta që mund ti bashkohen kësaj inciative sepse krizën e jetojmë të gjithë së bashku qofshin të majtë apo të djathtë dhe për më tepër e jeton populli shqiptar, edhe ata që nuk merren me politikë”, tha Duka.

aleati i Bashës deklaroi se për këtë  takimin kanë vënë në dijeni dhe kreun e PD-së, teksa shtoi se pret që inciativës ti bashkohen pse jo dhe parti të majta.

“E kemi lajmëruar kryetarin e Partisë Demokratike, që është partia më e madhe, që do të bëjmë takim me Presidentin.Këtu nuk ka asnjë lloj keqkuptimi, mund të kemi përkrahjen edhe të partive të majta sepse kjo krizë ka përfshirë të gjithë politikën shqiptare dhe jo vetëm një parti. Kjo iniciativë është e jona dhe mendoj se mund të jenë një fillesë për zgjidhjen e krizës. Nëse nuk arrijmë ndonjë gjë, keq nuk bëjmë pse takojmë Presidentin sepse është institucion shumë i rëndësishëm që ne mendojmë se do të thotë fjalën e tij”, u shpreh ai duke lënë rrugë e hapur që këtij takimi ti bashkohen pse jo edhe aleatët e Ramës.

I pyetur nëse pret që Meta të ulë në një tryezë Ramën dhe Bashën, Duka qëllimi kryesor pse po bëhet ky takim është që palët të ulen në tryezë, duke shtuar se në tryezë pëveç Ramës dhe Bashës mund të marrë pjesë edhe ndonjë el;ement pa parti.

“Besoj që në takim gjërat do të rrjedhin natyrshëm por qëllimi kryesor pse ne e bëjmë takimin është që palët të ulen në tryezë. Thuhet shpesh se ne nuk ulemi me Edi Ramën si Kryeministër. Është tjetër gjë si Kryeministër, është tjetër gjë si kryetar i partisë më të madhe në pozitë sot, PS. Nëse zgjidhet kriza nuk ka asgjë të keqe që të jetë dhe Rama në një tryezë për zgjidhjen e krizës, mund të jenë dy ose më shumë se Rama dhe Basha. Ndoshta dhe ndonjë element pa parti”.

Duka tha se duhet të shihet mundësia që të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që për 15 vjet të paktën, sa herë të kemi zgjedhje të kalohet në një qeveri tranzitore, pak a shumë modeli i Greqisë.

Sipas tij, Kështu siç po vazhdojmë, gjithmonë po riciklojmë kriza. Lidhur me aksionin e opozitës, Duka tha se nëse PD dhe aleatët arrijnë të bindin qytetarët se 30 qershori është farsë atëherë zgjedhjet vendore do të shtyhen.

“Protestat duhet të jenë sa më masive. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij dhe të bindë njerëzit se nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit janë farsë që çojnë në shtimin e pushtetit të një personi dhe në dëm të gjithë Shqipërisë. Nëse e arrijmë këtë besoj se do të arrijmë patjetër që zgjedhjet vendore të shtyhen, ndoshta të bëhen bashkë me zgjedhjet parlamentare. E rëndësishme është të krijojmë një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron dukaaleatet e bashesFTESE PER ALEATET E RAMESTAKIMI I PARTIVE TE VOGLA ME METENTRYEZA ME METEN
Pas

Përplasja me armë në Laç, vdesin dy kushërinjtë e parë (Emrat+Video)

Para

Shuhet senatori Richard Lugar, miku i madh i Kosovës që mbështeti bombardimet ndaj Serbisë

Para
Shuhet senatori Richard Lugar, miku i madh i Kosovës që mbështeti bombardimet ndaj Serbisë

Shuhet senatori Richard Lugar, miku i madh i Kosovës që mbështeti bombardimet ndaj Serbisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.