Kreu i PAA-së Agron Duka, duke folur për koalicionet parazgjedhore, u shpreh me bindje se nuk do të ndalohen, ndërsa nuk ka përjashtuar dhe një një marrëveshje me PS-në pas zgjedhjeve.
Duka tha se një koalicion me PS-në edhe mund të ndodhë, por shtoi se nuk bën koalicion me Ramën pasi sipas tij është thyer një herë me atë punë.
“Koalicioni është i fortë. Vetëm nuk qeveris LSI-ja, qeveris me atë tjetrën, prostitucioni nuk bëhet vetëm, do partner, prandaj akuzo atë tjetrën, që sa herë i duhet për të qeverisur i bën ofertë tjetrës. Mos bëni diversione. Vetë Rama me natyrën e tij ka larguar gjithmonë aleancat.
Koalicionet parazgjedhore nuk mund të ndalohen, nuk ndodh kurrë. Marrëveshja nuk mund të shkelet, nëse ndodh do të konkurrojmë vetëm dhe pastaj zgjedhjet janë normale në bazë të peshës.
Një koalicion me PS-në, edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë.
PS ka shumë figura. Për shembull zoti Braçe? Ai mund ta bëjë, shumë i mirë është, ka shumë eksperiencë dhe shumë më shumë kontribute sesa Rama në PS, që është konvertuar socialist kohët e fundit, ka qenë rilindas. Në jetën politike ka qenë simpatizant i opozitës aso kohe, anti-konformist, pak rebel, që i pëlqente mendja e tij e pa përshtatur nga forca që ka dalë më vonë u konvertua, filloi të vishej me kollare” tha ai në Report Tv.
Discussion about this post