Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka ritheksuar se do të futet në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i parë në Durrës me partinë e tij ndërsa ka zbuluar edhe motivet pse ka vendosur ta bëjë këtë.
Duka vlerëson se në 8 qarqe të vendit PAA ka dalë nga sondazhet me nga një përfaqësues. Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë kryesisht me reformën zgjedhore për të cilën beson se do të votohet në Kuvend marrëveshja pasi është arritur me bekimin e ndërkombëtarëve.
Duka gjatë bisedës me gazetarin Bejdo Male në emisionin Aktualitet në Fax News, ka kritikuar mënyrën se si po qeveris Rama ndërsa ka treguar edhe nuk po punon kundër kolegëve të tyre në koalicion dhe shtoi se rruga që ka zgjedhur është më e mira për të gjithë. Politikani i njohur ka edhe një mesazh për ata që e shikojnë politikën si pjesë të pandarë të jetës.
Na janë shtuar ambiciet, por duke u bazuar në fakte se kemi bërë sondazhe edhe në zonat rurale ku në 8 qarqe nxjerrim deputetë. Janë bashkuar në PAA figura si Arben Malaj apo Zef Shtjefni një nga themeluesit e Gazetës Koha Jonë, Mark Nikolli etj. Unë do të kandidoj në Durrës, mendoj se objektivat tona janë reale. Për mua propozimi për mos krijimin e koalicioneve është absurd, bëhet sepse PD-LSI dhe partitë e tjera të gjitha bashkë bëhen shumë dhe të fortë. Frika që komisionet politike varen nga PS-ja fitoi vetë opozita me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ka përceptim se opozitën e bashkuar është shumë e vështirë ta mundësh në zgjedhjet e ardhshme, për këtë nxjerr si sebeb këtë, është vetëm një tentativë për të matur pulsin se sa do të realizohet, dëshira e tyre është më e madhe se aq por nuk besoj kurrë të shkilet një marrëveshje të bekuar nga ndërkombëtarët.
Më habit fakti si mund të pranohet në dëm të vetës që të hapen listat por të jetë në dëm të kolicioneve. Përveç këtyre që janë realisht opozitë parlamentare, aty kanë dalë edhe njerëz që janë brenda mazhorancës. Kjo është diçka e përgatitur në mënyrë diversive për të matur pulsin. Besoj se do e kalojë marrëveshjen sepse është një nga kushtet e Bundestagut. Nuk po punoj kundra kolegëve të mi, unë mendoj se duke qëndruar në krye të PAA mund të jap favor për të gjithë, mbase nuk mundem të futëem në parlament, punë e madhe.
Unë besoj që këtë radhë është koha që të ketë zgjedhje më të mira se herët e tjera se është krijuar një klimë që ka interesuar faktorin ndërkombëtar, ka kaluar disa gjëra që përkthehen në mënyrë positive sa i përket zgjedhjeve sic është ligji i dekriminalizimit apo Kodi Zgjedhor. Edhe një farë klime mbytëse në përgjithësi me politikanqët që kanë lidhje me krimin. Mendoj që zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të mira se ato që kemi kaluar. Pyetjes nëse do të kalojmë në zgjedhje normale apo jo, mendoj se patjetër dhe e gjithë shtresa jonë e politikanëve duhet të ikë në shtëpi dhe t’u lënë radhën politikanëve të rinj se nuk mundet të kemi një krizë politike të tillë që si pasojë sjell krizë ekonomike. Në fund të fundit shqiptarët na votojnë që të kemi ekuilibër politik dhe ekonomik”, tha Duka.
(F.GJ/FAXWEB.AL)