23:36 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Agron Duka letër antarëve, ku gabuam në zgjedhje dhe e ardhmja e PAA

21:50 | 12/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agron Duka letër antarëve, ku gabuam në zgjedhje dhe e ardhmja e PAA

 

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të PAA, Duka shprehet se vendimi për të mos konkurruar vetëm, por në listën e PD ishte një gabim dhe përgjegjësia bie mbi kryetarin.

 Duka  thotë se PAA është një parti e vjetër dhe do vijojë të punojë pavarësisht se nuk ka përfaqësim në Parlament.

 Postimi i Agron Dukës:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste!
Pas një periudhe të nevojshme reflektimi, mendoj që disa gjëra dhe paqartësi duhen sqaruar për të ardhmen e kësaj force politike .
Së pari dua ti drejtohem atyre që më pyesin nëpërmjet mesazheve nëse do vazhdojmë të punojmë si PAA apo si rezultat i marrëveshjes
Basha – Rama, nuk do të ketë më parti të vogla dhe si pasojë do të shkrihemi me PD.
PAA është një parti e vjetër në skenën politike shqiptare e cila ka lindur si përfaqësuese e banorëve të zonave rurale, për ti dhënë rrugë zgjidhjeve problemeve të shumta që ka bujqësia dhe blektoria. Ajo ka në programin e saj gjithashtu çështjet e agroindustrisë dhe mjedisit dhe të gjitha këto çështje, unë mendoj që më mirë se PAA nuk mund ti trajojë asnjë parti tjetër, sepse ajo ka në gjirin e saj specialistët më të mirë të këtyre fushave.
Janë bërë edhe në të shkuarën përpjekje për të asimiluar partitë e vogla por ata gjithmonë kanë dështuar.
Duke e parë në këtë këndvështrim, megjithë rezultatin negativ të zgjedhjeve parlamentare, ne nuk kemi pse vëmë në dyshim egzistencën dhe misionin e PAA-së për të ardhmen. PAA nuk u provua duke konkuruar më vete, por në kushtet e krijuara pas marrëveshjes së dy forcave të mëdha politike, kandidatët tanë si dhe strukturat e PAA punuan shume në fushatën elektorale në vazhdimësi të punës të filluar që prej një viti, por duke qënë në siglën e PD, puna e tyre nuk pati asnjë mundësi që të dilte në pah e si pasojë, nuk mundëm të siguronim asnjë përfaqësues në parlament për katër vitet e ardhëshme.
Me këte rast dua të falenderoj z. Adi Haxhiymeri, z. Olsi Cukaj,
z. Edmond Biçoku, z. Bujar Huqi dhe të gjithë ata që punuan e kontribuan në këtë fushatë elektorale .
Vendimi për të mos konkuruar vetëm, ishte një vendim që u mor në konsultë me strukturat e PAA, ku shumica prej tyre duke menduar që nuk kishim numërues e komisioner dhe duke qënë se numri i votave të nevojshme për një mandat rritej shumë, gjykuan se dalja më vete na penalizonte shumë dhe fatkeqēsisht ky vendim rezultoi i gabuar. Si rezultat përgjegjesia kryesore në raste te tilla bie mbi Kryetarin dhe për këtë, do të diskutojmë në mbledhjen më të afërt të forumeve .
Së dyti pati edhe nga ata të cilët kandidimin në siglën e PD nuk e përkrahën dhe si pasojë ose nuk erdhën fare në fushatë duke shprehur hapur disaprovimin e tyre, ose punuan pa impenjimin maksimal.
Unë mendoj që këta persona, të cilët më parë kishin dhënë kontributin e tyre me shumë devotshmëri në ringritjen e strukturave të PAA në fushatên për zgjedhjet e pjesëshme nê Kolonjë ..etj nuk kanë përse tërhiqen nga jeta politike pranë PAA, por të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sepse ne humbëm një betejë por jo luftën për zgjidhjen e çështjeve për të cilën egziston kjo parti.
Me respekt!
Agron Duka

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: agron duka
Pas

Takimi në Durrës, Patozi prezanton planin me 11 pika

Para

Lista e zezë e Ramës, reagon Basha: Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore

Para
Basha me demokratët: Është detyra jonë të bashkohemi në shtëpinë e përbashkët, siç bëmë në vitin 1991

Lista e zezë e Ramës, reagon Basha: Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.