18:24 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akoma pa një marrëveshje me PD-në, Duka bën deklaratën e papritur: Nëse dal vetëm në zgjedhje, thërras Astrit Patozin dhe Paskal Milon

22:28 | 25/11/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akoma pa një marrëveshje me PD-në, Duka bën deklaratën e papritur: Nëse dal vetëm në zgjedhje, thërras Astrit Patozin dhe Paskal Milon

Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ nuk ka përjashtuar mundësinë e një dalje të partisë së tij si e vetme në zgjedhje.

Në mungesë të një marrëveshjeje me PD, Duka thotë se do të kandidojë i vetëm në zgjedhje dhe do të thërrasë edhe të tjerë që s’janë pjesë as e PD as e PS, si Astrit Patozi apo Paskal Milo.

Ndërkohë për të qëndruar tek dy listat e opozitës që kërkon Duka për zgjedhje, ai thekson se kësaj radhe nuk do të ketë humbje votash pasi PD-LSI janë aleate pavarësisht se në lista të ndryshme dhe nuk u intereson t’i ikin mandatet njëra-tjetrës.

AGRON DUKA: Nëse dal vetëm, do thërras edhe Paskal Milon, edhe Astrit Patozin. Do mbijetojmë. Kurrë mos thuaj kurrë. Natyrisht nëse nuk arrijmë një marrëveshje finale.

ERL MURATI: Kam sërish konstatime. Me të parë duket që fronti opozitar në Shqipëri duket i bashkuar. Jo vetëm një koalicion i konsoliduar. Në përgjithësi forcat opozitare janë të bashkuara, s’kanë diversione të mëdha, PBDNJ e Dules me PDIU e Idrizit. PAA që tabanin e ka të majtë, LSI që vetë emërtimin e ka socialist. Duket sikur Rama ka mbetur vetëm. U vërtetua që ky front opozitar në një moment hanin njëra-tjetrën. LSI pati ngritje në 2017, PD ulje.  A ka shqetësim që mund të ndodhë prap kjo? Sepse fillimisht duket mirë që jeni bashkë, por socialistët janë mjaft besnikë. Në jug forcat opozitare janë mjaft të dobëta. Pra që ky grupim aprtish ha votat e njëra-tjetrës.

AGRON DUKA: Ky konglomerat paksa i çuditshëm ,PBDNJ, PDIU, kanë ndodhur prej Ramës. Rama me mënyrën e komunikimit ka qenë aq arrogant në sjellje sa që këto janë detyruar dhe janë bërë anti-Rama.

Sa i përket asaj që krahasoni 2017 me tani, nuk janë njëlloj. LSI doli vetë, PDIU doli vetë. Por sidomos LSI ka qenë në një fushatë të egër si me PS, si me PD. Sot mendohet të jetë pasi listat mendohen të jenë ndryshe. S’do ketë luftë mes nesh. Një mandat për shembull në Durrës, nuk ikin dëm votat. Sot janë totalisht kundër Ramës. Forcat e tjera janë të destinuara që të dalin 2 lista. Doni se s’bën ta bëni me 140 ushtarë? Ishim nja 10 aleatë, dhe secili nga 140 kandidatë, na rudhën tani, dhe ju thoni mos bëni 2 po 140. Jo vetëm kështu do shkojë, pasi LSI është më ambicioze dhe nuk i del votat e PD.

Pse t’i rrudhim, ndërkohë që kemi mundësi të kemi 140 të paktën. PS i ka të imponuar, se ska aleatë. Me skemën e vjetër opozita e kishte super të sigurtë fitoren. Tani të shohim.

Etiketa: agron duka
Pas

Do plasë sherri në familje? Fëmijët e Diego Maradonës në pritje të përgjigjes, mbetet mister kujt ia la të gjithë pasurinë

Para

Madrilenët lënë mbrapa Interin, Rodrygo bëhet “makth” sapo futet në fushë

Para
Madrilenët lënë mbrapa Interin, Rodrygo bëhet “makth” sapo futet në fushë

Madrilenët lënë mbrapa Interin, Rodrygo bëhet “makth” sapo futet në fushë

Discussion about this post

 



Të Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, 4 viktima dhe 50 të zhdukur

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.