01:11 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Agron Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

21:25 | 26/03/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agron Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

Kreu i PAA, Agron Duka ka thënë sot se opozita e bashkuar  nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri.

Në zgjedhje sipas Dukës, opozita do të shkojë vetëm me një qeveri teknike.

Duka ka theksuar edhe më përpara se kërkesa për qeveri teknike është plotësisht e bazuar dhe një opsion i mundshëm, pasi tashmë nuk ka  kohë për ndryshme në Kodin Zgjedhor, i cili duhet të shërbejë si garanci për zgjedhjet me standarde të larta. Ndaj sipas tij, qeveria teknike është e vetmja rrugë efektive.

Protestës së demokratëve i është bashkuar përveç PAA, edhe AK, PBDNJ, PDK etj.

Partia Demokratike jo vetëm që do të bojkotojë zgjedhjet nëse nuk do të krijohet qeveria teknike, por do të përdorë të gjithë mekanizmat e saj demokratike për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit me Edi Ramën kryeministër.

Lideri i opozitës Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë të fortë në një intervistë nga Washingtoni për “Zërin e Amerikës”, në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha tha me garanci të plotë, se opozita shqiptare nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa u plotësuar kërkesa e tyre për të krijuar një qeveri teknike që të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk do të lejojmë këtë fasadë. Ka mekanizma paqësore për të bllokuar zgjedhjet. Këto mekanizma ne do t’i shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës politike. Zgjedhje me krim, me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Ju garantoj që zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Jemi të gatshëm për të gjitha hapat. Do të ndalim një maskaradë dhe do të japim zgjedhje të lira për shqiptarët. Zgjidhja e vetme është me qeveri teknike”, u përgjigj Basha teksa u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se “zgjedhjet do të mbahen me apo pa opozitën”.

Lideri i opozitës Lulzim Basha thotë se ka marrë mbështetjen e plotë nga të gjitha nivelet e administratës Trump, Kongresit dhe senatit, për qeveri teknike.

Basha tha se tashmë të huajt panë realitetin që ekziston në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka paguar me paratë e drogës persona që të lobojnë përtej kufijve për një realitet të paqenë me arritje të mazhorancës së majtë. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: agron dukalulzim basha. qeveri teknike
Pas

Zbardhen porositë e Bashës para grupit dhe kryesisë së PD

Para

Përplas për vdekje këmbësorin në Durrës, largohet nga vendngjarja

Para
Përplas për vdekje këmbësorin në Durrës, largohet nga vendngjarja

Përplas për vdekje këmbësorin në Durrës, largohet nga vendngjarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.