Kryetari i Partisë Agrare Ambientalistë ka zhvilluar sot një takim me strukturat dhe banorët e njësisë 7 në kryeqytet.
Duka u shpjegoi të pranishmëve dy arsyet kryesore pse PAA vendosi të mos regjistrohet në zgjedhje.
“Përse PAA ka vendosur të mos regjistrohet në zgjedhje me këtë qeveri? Pse është bërë palë me Partinë Demokratike dhe aleancë me opozitën? Për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë ju jeni të gjithë dëshmitarë që zgjedhjet e pjeshme të 2015 patën shumë problematika në të gjithë Shqipërinë. PS punën e parë që bëri tha se sapo të vinte në pushtet do të shfuqizonte ligjin e mbetjeve, përkundrazi tani po tenton me të gjitha manyrat që ta realizojë atë, pra të lejolojë futjen e mbetjeveve në Shqipëri. E gjetur përballë kësaj situate, për këto dy arsye, që janë arsye sublime, pra për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të gjithë çështjet me të cilat merret Partia Agrare Ambietntaliste ndjehet e tradhëtuar, nuk është realizuar asgjë nga ato që ka premtuar PS, ne jemi të detyruar të marrim këtë vendim i cili është i vështirë, nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Është një vendim i sforcuar në një situatë të sforcuar”, është shprehur Duka.
Gjatë takimit u prezantuan dy kandidatët për deputetë të PAA për Tiranën, Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj.
Kryetari i PAA, Agron Duka tha se ndryshe nga forcat e tjera politike, PAA po ofron për qytetarët alternativat e duhura, njerëz që jetojnë e punojnë në vendin ku kandidohen, specialist, dhe të fushës që PAA ka në vemendje të saj.
“Në tetë qarqe të Shqipërisë ne synojmë të fitojmë deputetë dhe ky është një prentendim serioz dhe realist. Nuk është një pretendim thjeshtë për të bërë publicitet të zakonshëm siç bëjnë politikanët shqiptarë. Unë po ju them që synojmë realisht që në çdo qark të Shqipërisë të marrim nga një deputet sepse kemi zgjedh njerëz me integritet, njerëz që përfaqësojnë pikërisht këto kauza dhe këto probleme që ka Partia Agrare Ambientaliste. Njerëz të zonave jo siç bëjnë partitë e mëdha politike që marrin dhe bëjnë rrokada nga Tirana i çojnë në Fier, nga Fieri në Shkodër e kështu me radhë”, tha kryetari i PAA.
(M.D/ Shuplaka)