Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar ditën e sotme se e vetmja gjë që mund të diskutojnë me Kryeministrin Edi Rama është përsëritja e zgjedhjeve parlamentare me një qeveri teknike.
Për Agron Gjekmarkajn, nuk ka asnjë diskutim që zgjedhjet janë trukuar, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shënuan një regres kombëtar.
I ftuar në Frontline, Gjekmarkaj u shpreh po ashtu se Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.
“U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi ka edhe vjedhje e çdo gjë tjetër. Zgjedhjet shënuan regres historik të kombit shqiptar. Shumë i kanë kërkiuar opozitës që të sillej si maxhoranca, por nuk do kishte asnjë moral, sepse do kishim dy anë të kriminalizuara të jetës shqiptare. Ka ende shpresë. Opozita është institucion moral, sepse është jashtë botës së krimit. Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.
Nuk ka asnjë shans që atë që i ka vjedhur Partisë Demorkatike ta japë në pozita vasiliteti. E vetmja gjë që mund të negociohet, meqë na ka ofruar një letër të bardhë, është që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri. Vetëm kjo mund të negociohet për të kthyer dinjitetin bazik në Shqipëri. Ndryshe kulari do të jetë shumë i rëndë,” përfundoi Gjekmarkaj.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post