22:45 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Agron Shehaj interpelancë për mungesën e barnave te Onkologjiku me ministren, Koçiu: Kushdo që shkel vijën e kuqe do përballet me drejtësinë

13:37 | 14/11/2024
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Agron Shehaj interpelancë për mungesën e barnave te Onkologjiku me ministren, Koçiu: Kushdo që shkel vijën e kuqe do përballet me drejtësinë

Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvendin e Shqipërisë interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut lidhur me mungesën e ilaçeve.

Teksa i prezantoi shembujt e qytetarëve për eksperiencat e këqija te onkologjiku, Shehaj kërkoi që ministrja të japë llogari për këtë skandal.

Shehaj tha se qeveria ka vjedhur paratë e ilaçeve, që sipas tij i kanë përdorur pushtetarët për të ndërtuar resorte.

Në përgjigjen e saj ministrja Koçiu tha se kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht postin që ka nëse është ministër, drejtor apo farmacist.

Koçiu tha se ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike dhe se në vitin aktual kanë kryer afërisht 500 inspektime ku dhe janë aplikuar masat administrative në raport me shkeljet e konstatuara.

Ministrja tha se tregtimi në farmacitë e rrjetit të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të rëndë të legjislacionit.

Albana Koçiu: Ministria e shëndetësisë është e gatshme për të gjitha institucionet. Indikacionet nuk janë prova. Për sa i përket Rastet e dyshuara për shkelje të legjislacionit  në fuqi për tregtimin e barnave të gjitha këto raste janë objekt inspektimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore dhe janë objekt ndjekjeje nga organet ligj zbatuese si policia e shtetit dhe krimit i ekonomik dhe organet gjyqësore.

Ne si ministri e shëndetësisë  dhe mbrojtjes sociale kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual kemi pothuaj 500 inspektime ku dhe janë aplikuar masat administrative në raport me shkeljet e konstatuara. Tregtimi në farmacitë e rrjetit të hapur të barnave për përdorim spitalor pa diskutim përbën shkelje të rëndë të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do të mbajë përgjegjësi.

Kushdo që ka shkelur ligjin pavarësisht se ka një pozicion të rëndësishëm apo është i barabartë para ligjit dhe duhet të përballet me drejtësinë dhe kjo vlen njësoj si për ministra, doktorë, farmacistë këdo që shkel vijën e kuqe.

Etiketa: Albana Koçiu
Pas

Safet Gjici kërkon lirinë, betohen tre ekspertët që do përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut

Para

Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona

Para
Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona

Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.