Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Berat, Gazment Azizi, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social facebook, nisjen e fushatës së kryedemokratit Basha për t’u rikonfirumuar në kreun e PD-së. Azizi bën me dije se fushata do të nisë sot në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës ‘Margarita Tutulani’, ku do të marrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në qarkun e Beratit.
Postimi i plotë: Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike,në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH-së sot, ditën e henë,në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës Margarita Tutulani do të zhvillohet një bashkëbisedim me z.Lulzim Basha.
Partia Demokratike është e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kujtojmë se në po të njëjtën orë, pritet të mbajë në Rogner një konferencë dhe sfidanti i Bashës Agron Shehaj. Duket se motorët e fushatës për kreun e partisë më të madhe të opozitës nisin vrullshëm këtë të hënë, me dy ngjarje të rëndësishme në po të njëjtën orë.
Krahas Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt, në garë për kreun e PD-së, janë dhe Edith Harxhi së bashku me Fatbardh Kadillin.