Deputeti i PD-së Agron Shehaj përmes profilit të tij në Facebook ka adresuar disa pyetje në emër të kryeministrit Rama në lidhje me efektivin e vrarë në Lazarat Ibrahim Basha, pas kapjes të njërit prej autorëve të vrasjes së efektivit.
“Si ndihet familja e martirit, Ibrahim Basha të rënë në luftën kundër drogës kur dëgjon nga përgjimet e Antimafia-s se shefat e tij ishin bosët e drogës? Çfarë përgjigje ka Rama për familjen e tij? Mbrojtje speciale me imunitet, kapjen e Prokurorisë për të mbyllur dosjet! Çfarë hipokrizie!
Respekt të jashtëzakonshëm për sakrificën e tij, për të cilën prindërit duhet të jenë krenarë”, shkruan Agron Shehaj. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post