Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai bashkë me mafian e tij po tenton te heqë mandatin e deputetit Ervin Salianji i cili denoncoi vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafa pasi ai kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge.
Berisha thotë se Salianji nuk bëri asgjë tjetër përveçse nxori zbuluar një njeri që ka marrë dënim të formës së prerë dhe ende drejtonte trafikun e tonelatave të drogës me mbrojte nga pushteti.
Berisha: Ervin Salianji si deputet në betejën e tij denoncoi Geron Xhafën , për trafik ndërkombëtar të drogës, I kërkuar në Venezeuelë, i mbrojtur nga Rama dhe Fatmir Xhafa. Ky delinkuent, trafikant, vazhdon i qetë punën e tij të zezë nga porti i Vlorës me mbrojtje totale nga pushteti.
Gazetarët kurajozë dhe guximtarë faktuan përmes regjistrimeve se Geron Xhafa ishte ende drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës, se ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian. Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka denoncuar mosdorëzimin e Xhafës te autoritetet italiane i cili ka marrë dënim të formës së prerë. Rama dhe mafia e tij duan ti marrin mandatin Salianjit.
Kujtojmë se seanca për Ervin Salianjin do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit rreth orës 14:00, ndërkohë që shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme Babale, ku denoncoi të vëllanë e Fatmir Xhafajt, asokohe ministër.
Gjithashtu fajtor u shpall edhe i pandehuri tjetër Albert Veliu, i cili u dënuar me 3.5 vite burg, ndërsa Fredi Alizoti u dënua 2 vite heqje lirie. Gjykata dënoi me 6 muaj burgim dhe gazetarin Jetmir Olldashi, dënim të cilin ka konvertoi në shërbim prove, duke kryer 100 ore pune në shërbim publik. Ky vendim është ankimuar nga të pandehurit dhe avokatët e tyre dhe do të shyrtohet në shkallën e dytë të gjyqësorit.
Nëse edhe kjo gjykatë do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë deputeti demokrat rrezikon dënimin me burg.Çështja “Babale” nisi në vitin 2018 pas një video-përgjimi të publikuar nga selia e PD-së.
Në këtë audiopërgjim shtetasi Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babale, pretendonte se fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për çështje që lidheshin me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.
Por sipas organit të akuzës kjo nuk është e vërtetë dhe kërkoi dënimin e publikuesve të këtij audiopërgjimi, dënim të cilin Ervin Salianji dhe kryesia e PD-së e konsiderojnë si politik.
Madje opozita më herët ka akuzuar gjyqtaren Edlira Petri se vepron me urdhër politik pasi bashkëshorti i saj, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, është një prej njohjeve më të afërta të Fatmir Xhafaj. Akuzë kjo që vjen pasi edhe në gjykatë janë duke u shqyrtuar ende çështje të 2017. Dosja ndaj deputetit demokrat dhe gazetarit Jetmir Olldashi është nxjerrë në një kohë kur pritej edhe rishqyrtimi i çështjeve për shkak se në Apel janë emëruar gjyqtarë të rinj.
Ky nuk është procesi i vetëm i deputetit Ervin Salianji në nëntë vite opozitë. Ai është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet ndaj qeverisë.