Modelet e agroturizmave kanë ndërtuar një qasje të integruar të vendin tonë, përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të vlerës dhe fuqizimit të produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rural.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thekson se agroturizëm “Hani i Qerosit” në Kuçovë është një tjetër destinacion për vizitorët dhe turistët që duan të jenë më pranë natyrës dhe prodhime tradicianale. Ky agroturizëm familjar ndodhet mes një peizazhi të bukur natyror dhe ofron një kuzhinë me shijet autentike shqiptare si dhe akomodim në struktura mjaft të veçanta komode. Denaj nënvizon se kjo sipërmarrje që ruan me krenari traditat shqiptare të mikpritjes dhe gatimeve autentike me produkte të freskëta made in Albania”.
Sipas saj, agroturizmat janë shndërruar në destinacione të lakmuar për gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj. Gjithashtu krijimi i agroturizmave si një model i ri i zhvillimit, po transformojnë zonat rurale në atraksione që gjenerojnë ekonomi dhe turizëm.
““Hani i Qerosit” ka krijuar mundësi punësimi për banorët e zonës duke kontribuar në ekonominë lokale dhe është kthyer në një destinacion të dashur për turistët vendas e të huaj, të cilët përjetojnë edhe shpirtin e vërtetë të një familjeje të madhe shqiptare”, tha Denaj.
Sipërmarrësi i agroturizmit “Hani i Qerosit”, Joni Musta rrëfen se, ky biznes nisi si një investim familjar. “Unë kam pasur gjithnjë dëshirë të kem një biznes të tillë dhe duke qenë se ne karakterizohemi nga një zonë shumë e bukur, me njerëz shumë punëtor, ku ngado që të hedhësh sytë shikon toka të punuara, ullishte, menduam që t’i shtojmë kësaj zone kaq të bukur një investim po kaq të bukur”, tha Joni.
Sipas tij, “Hani i Qerosit”, është si një shtëpi e madhe ku udhëtarë e vizitorë ndalojnë për të shijuar ushqimin dhe bukurinë e zonës. Hoteli është i përbërë nga 6 dhoma që janë të bashkuara nga një holl i përbashkët i mbuluar nga xhami, prej të cilit shihet peizazhi i bukur i mjedisit ku ndodhet ky agroturizëm.
Joni tregon se nga ferma e tyre sigurojnë një pjesë të mirë të produkteve që përdoren në restorant, ndërsa bashkëpunojnë me fermerët e zonës për furnizimin me produkte të ndryshme bujqësore. Për vizitorët ne ofrojmë edhe shëtitje në pyll.
Brenda këtij agroturizmi ofrohet gjithçka nga ushqimi i freskët te akomodomi e turizmi me si një impuls më vete për ekonominë lokale të Qarkut të Beratit dhe një destinacion i lakmuar për turistë vendas e të huaj.
Discussion about this post