Ditën e djeshme, bota e artit u trondit nga lajmi i hidhur se aktori i mirënjohur, Luran Ahmeti kishte humbur jetën nga koronavirusi. Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut ndodhej prej ditësh i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, por për shkak të komplikacioneve të rënda nuk mundi të mbijetojë.
Fama e aktorit kishte tejkaluar kufijtë shqiptarë, pasi interpretoi në disa seriale turke si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i madhërishëm”. Shumë kolegë të tij turk kanë reaguar të trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta. Aktorja Hazal Kaya ka shkruar në Instastory: “Oh zemër. Do më mungosh shumë.”
Tolga Tekin shkrunan: “Pse ike vëlla… mbarova Luran mbarova”. Ndërkohë Celil Nalcakan është shprehur: “Gjithmonë e kam patur zili aktrimin tënd, kam dashur të luajmë së bashku, nuk kisha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tënd, ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Jam shumë i trishtuar.”
Ceyda Ates është shprehur: “Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni”. Ndërsa Levent Sulun ka publikuar një foto me aktorin ku shkruan: ” Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid ju mori nga ne, nga familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës”