01:00 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ahmetaj bën bilancin e fundvitit: Kemi shënuar rekord në tërheqjen e investimeve të huaja

12:56 | 27/12/2016
në Ekonomi, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ahmetaj për shpërblimet e fundvitit: “U mundësuan nga reformat”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te perbashket shtypi, ku eshte arritur marreveshja me FMN dhe Banken Boterore, per nje marreveshje prej rreth 1 miliard dollaresh per tre vjet, e ndare ne 300-350 milione dollare cdo vit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar rekord në nëntë mujorin ( janar-shtator) e këtij viti në tërheqjen e investimeve të huaja.

Gjatë një konference për shtyp , ministri Ahmetaj tha se ekonomia se ka bërë korrektim serioz dhe është kthyer në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike.

“Vitin që vjen synojmë të kalojmë gati 4 % rritje ekonomike dhe me paketën e ideuar nga Kryeministri, rritja ekonomike pritet të shkojë në 5 dhe 6 % në vitet respektive 2018-2019, duke bërë të mundur që qytetarët të prekin efektet nga rritja ekonomike dhe jo thjeshtë ta shohin atë si statistikë”, tha Ahmetaj.

Duke folur për investimet e huaja, kreu i financave publike deklaroi se kjo shifër për 9-mujorin llogaritet 701 milionë euro, investime në sektorin industrial, shërbime apo turizëm që prodhojnë zinxhir vende pune. “Janë kompani italiane austriake, kinesz, gjermane, turke dhe kompani nga vende të tjera. Kjo, tha Ahmetaj, i jep përgjigje më së miri tymnajës së ngritur se investitorët e huaj po shpërngulen drejt Maqedonisë. Sipas tij, jemi gati tre herë më lart se Maqedonia sa i takon investimeve të huaja në volum.

Ai theksoi se qeveria tashmë po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja. Sektori energjitik por edhe ai i turizmit, u shpreh Ahmetaj janë, dy ndër sektorët që shihen më me potencial. Kemi shtuar kapacitetet, tha ai, por kemi nevojë të kalojmë në ndërtimin e resorteve turistike, si dhe të përmirësojmë infrastrukturën turistike.

“Në këtë konsolidim fiskal dhe korrektim ekonomik arritëm të tërheqim investimet e huaja, të rrisim të ardhurat, të fillojmë uljen e borxhit publik, të bëjmë të mundur paketën e solidaritetit për pensionistët e ata që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe të ndërmarrim reforma të rëndësishme”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Sfidë, u shpreh ministri, mbetet jo vetëm balanca eksport-import, por edhe shtimi i gamës së eksporteve. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Ahmetajekonomipolitike
Pas

Pike dhe Shakira pushime crazy në Bahamas (VIDEO)

Para

Luçiano Boçi reagon për drekat e mësuesve në Kamëz dhe Kombinat: I rreshtojnë me zor, për të përtypur propagandën e fushatës elektorale

Para
Luçiano Boçi reagon për drekat e mësuesve në Kamëz dhe Kombinat: I rreshtojnë me zor, për të përtypur propagandën e fushatës elektorale

Luçiano Boçi reagon për drekat e mësuesve në Kamëz dhe Kombinat: I rreshtojnë me zor, për të përtypur propagandën e fushatës elektorale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.